Ulen borxhet per faturat e OSHEE, 79.85 mld leke detyrime te prapambetura
Borxhi total, që klientët kanë ndaj OSHEE përsoi rënie gjatë 3-mujorit të parë, në raport me dhjetorin e vitit 2023, duke shënuar përmirësim të gjendjes debitore.
Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit mars arriti në 79.85 mld lekë, nga 80.89 mld lekë që ishte në fund të vitit...